Vjen Golfi më i shpejtë në histori

Auto

Vjen Golfi më i shpejtë në histori

Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:43
Golf GTI TCR

Volkswagen ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të shpejtë deri më tash në histori.

Golf GTI TCR ka motor 2.0 litra TSI, i cili siguron 290 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 264 km/h.

Ky është Golf GTI më i shpejtë në historinë 40-vjeçare të këtij modeli, edhe pse  TCR tash për tash është koncept formal dhe versioni i prodhimit do të paraqitet kah fundi i vitit.

Në mesin e opsioneve do të jetë edhe pakoja speciale sportive me metodat Normal, Comfort dhe Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat