Mercedes AMG GT 63 S Edition 1

Auto

Mercedes AMG GT 63 S Edition 1

Më: 8 maj 2018 Në ora: 17:01
Mercedes AMG GT 63 S

Prodhuesi gjerman ka publikuar fotografitë e versionit special të modelit të tij sportiv, i cili do të shitet vetëm në vitin e parë.

Sikur edhe modelet tjera të reja të Mercedesit, edhe GT 4 Door Coupe fillimisht ka marrë editimin e tij Edition 1 dhe atë në versionin më të fuqishëm  GT 63 S. 

Modeli do të jetë i disponuar për blerës vetëm për 12 muajt e parë, pas fillimit të prodhimit të modelit GT 4-Door Coupe

Ai ka motor  4.0 bi-turbo V8 me 639 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km/h arrin për vetëm 3,2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 315 km/h.

Mercedes-AMG GT 63 S Edition 1 do të ketë premierën javën e ardhshme në Nyrburgring dhe çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat