Volkswagen Tiguan do të transformohet në SUV

Auto

Volkswagen Tiguan do të transformohet në SUV

Më: 7 maj 2018 Në ora: 00:51
Pritet që të jetë shumë më i shtrenjtë se Tiguan i tanishëm

Kërkesa në rritje për makinat SUV, ka bërë që prodhuesit të eksperimentojnë çdo ditë e më shumë, me format e makinave. I fundit që ka ndërmarrë këtë veprim, ishte BMW që e adoptoi modelin X6 si SUV.

Volkswagen besohet të jetë prodhuesi i radhës, që pritet të bëjë ndryshime në modelin Tiguan, për ta bërë më praktik, komod dhe të aftë për të gjitha terrenet.

Ky SUV që pritet të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti, mbetet edhe më tutje me pesë dyer, por do të ketë linja më sportive dhe është shumë më agresiv. Pjesa e përparme pritet të jetë shumë më muskulore, me hapësira të mëdha për ajër, grill të gjerë dhe drita të mëdha LED.

Megjithëse eksterieri do të pësojë ndryshme, në pjesën e brendshme do të trashëgoi gjithçka që kishte te paraardhësi, pos avancimeve të mundshme teknologjike.

Modeli bazë do të ketë mundësinë e tërheqjes me rrotat e prapme, teksa për ato që e kanë të integruar 4Motion, duhet të paguhet më shtrenjtë. Ende nuk është konfirmuar ky lajm, por mediat dhe burimet e afërta me VW, besojnë se është e vërtetë dhe do të ndodhë së shpejti.

Në të njëjtë kohë, dihet se Volkswagen ka bërë eksperimente në këtë drejtim, me modelin T-Roc.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat