A është realisht më e shpejtë një supermakinë?!

Auto

A është realisht më e shpejtë një supermakinë?!

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:40

A nevojitet me të vërtetë një makinë super e shpejtë për të lëvizur nga një pikë në një tjetër, apo mundet që një makinë mund ta bëjë po aq mirë teksa kushton shumë më pak dhe harxhon shumë më pak gjatë rrugës?!

Teksa prodhuesit e supermakinave krenohen se sa shpejt produktet e tyre arrijnë shpejtësinë nga 0 në 100 km në orë, shpejtësia maksimale e lejuar në shumicën e rrugëve është poshtë këtij limiti.

Në një testim të realizuar në Uells janë përshkruar 350 kilometra nga dy makina: E para një Porsche me vlerë 150 mijë euro dhe e dyta një Smart me vlerë 14 mijë euro.

Image

 

Diferenca në letra është e qartë: Porsche 911 Turbo S arrin shpejtësinë prej 100 km në orë brenda 2,9 sekondave, e ka shpejtësi maksimale deri në 350 km/orë. Ndërkohë që Smarti arrin shpejtësinë prej 100 km në orë brenda 10,4 sekondave, e ka shpejtësi maksimale deri në 156 km/orë.

Por kush do të arrijë më parë në finish duke respektuar limitet e shpejtësisë në rrugë, me çfarë diference dhe me çfarë kostoje?!

E normalisht fituesi ishte Porsche, me afro 9 minuta më herët, duke ecur mesatarisht me 80 km/orë ndërsa Smart me 77 km/ orë.

Image

 

Pra diferenca prej 9 minutash në 350 km rrugë, nga cepi në cep i Uellsit, nuk mund të quhet një përfitim i madh.

Pra sa realisht më e shpejtë është një supermakinë në rrugët që ju përshkruani, duke respektuar limitin e shpejtësisë?!Krahasuar me çmimet stratosferike, 9 minuta të fituara duken shumë pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat