Buick Enspire elektrik arrin në Kinë

Auto

Buick Enspire elektrik arrin në Kinë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:42
Buick Enspire

Brendi amerikan Buick, anëtar i grupit General Motors, prezantoi në Kinë konceptin e tij elektrik Enspire.

Për dallim nga Envision dhe Enclave, ky koncept i crossoverit dallon nga ana e maskës së madhe të përparme dhe pamjes sportive,

Vetura ka dy elektromotorë që sigurojnë 557 kuaj fuqi dhe nga 0 deri 100 km në orë arrin  për katër sekonda.

Buick nuk ka zbuluar detajet e baterisë, por është bërë e ditur rangu i vozitjes me një mbushje prej 600 kilometrash.

Duke iu falënderuar teknologjisë së fundit me mbushje të shpejtë, bateria mund të mbushet deri 80 për qind për 40 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat