Pamjet e para të Mercedes-Maybah SUV, një javë para prezantimit zyrtar

Auto

Pamjet e para të Mercedes-Maybah SUV, një javë para prezantimit zyrtar

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:20
Mercedes-Maybah SUV

Ishte pritur për një kohë të gjatë, që prodhuesi gjerman Mercedes, të nxjerrë nga linja e prodhimit Maybah një SUV luksoz.

Kjo bëhet realitet së shpejti, pasi deri më tani janë bërë të gjitha punimet, që gjatë javës që vjen, të prezantohet kjo makinë në Beijing Motor Show.

Në disa fotografi të paautorizuara, shihen pjesë të enterierit të punuar me kujdes dhe ka përfundime të mahnitshme.

Me këto punime të detajuara, kjo makinë mund të përballet me Rolls-Royce Cullinan dhe Bentley Bantayga të ri.

SUV i fundit nga kjo linjë prodhimi, ishte një G650 Maybach Landaulet, që ishte i bazuar në platformën e G-Class.

Ende nuk dihet, nëse e edhe ky SUV do të ketë për bazë të njëjtin, por dihet se do ta shohim shumë shpejtë.

Deri më tani, ishte thënë se do të lansohet gjatë nëntorit të ardhshëm në LA Auto Show.

Derisa pritet për fillimin e panairit të Pekinit, ditëve në vijim, mund të kemi risi tjera nga kjo makinë luksoze.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat