Toyota përkushtohet që Prius i ri, pamjen e jashtme ta ketë më të mirë - Bota Sot
Toyota përkushtohet që Prius i ri, pamjen e jashtme ta ketë më të mirë

Auto

E hënë, 16 korrik 2018

Toyota përkushtohet që Prius i ri, pamjen e jashtme ta ketë më të mirë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:03
Toyota Prius i ri

Prej se është lansuar më 1997, modeli Prius ka kaluar nëpër katër gjenerata deri më 2015. Makina është përhapur në treg dhe ishte mjaft e shitur, por jo se u prit duar hapur prej entuziastëve. Krahasuar me modelet tjera nga Toyota, ky nuk ishte prej atyre që kanë pamjen më të mirë. Por, modeli ri që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë ndryshime të dukshme në eksterier.

Sipas mediave japoneze, makina do të trashëgojë disa elemente prej Prius Prime – siç janë dritat e përparme dhe një pjesë ta kapakut. Në të njëjtën kohë edhe pjesë tjera, që duken bukur prej modeleve tjera, por nuk u tha në detaje.

Këto pretendime, vijnë pasi reporterët e panë një Prius nën kamuflazhin me ngjyrë rozë, ndërsa kishte pamje të improvizuar. Statistikat tregojnë se gjatë viteve të fundit, Prius nuk ishte një model i shitur sa duhet, andaj duket se Toyota ka kërkuar nga dizajnerët që të bëjnë më shumë për dukjen. /Telegrafi/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test