Nissan po përgatit ofensivë në Kinë

Auto

Nissan po përgatit ofensivë në Kinë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:40
Prodhuesi japonez i veturave, Nissan

Prodhuesi japonez i veturave, Nissan njoftoi lansimin e tre modeleve elektrike në panairin e automobilave në Pekin, i cili do të mbahet nga data 25 prill deri më 4 maj.

Një prej tyre është gjenerata e dytë popullore Nissan Leaf, e cila nga lansimit i gjeneratës së parë në vitin 2010 është shitur më shumë se 300.000 njësi në mbarë botën duke e bërë atë modelin më të shitur elektrik, transmeton KosovaPress.

Modeli i dytë është koncepti futuristik crossover IMX Kuro, i cili debutoi në Gjenevë në fillim të këtij viti, për të cilin Nissan thekson se është një partner i besueshëm në një udhëtim të sigurt, të rehatshëm, por emocionues.

IMX Kuro posedon teknologjinë "Brain-to-Vehicle". I treti është një model i ri për të cilin Nissan njofton një ofensivë të madhe në Kinë, ku vitin e kaluar shiti 580,000 automjete elektrike.

Gjatë vitit 2018 pritet rritje e madhe në shitje për shkak të fokusit të qeverisë kineze për mbrojtjen e mjedisit, për shkak të të cilit në fund të vitit të kaluar ka ndaluar rreth 500 modele të veturave me naftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat