BMW investon më shumë para në veturat elektrike

Auto

BMW investon më shumë para në veturat elektrike

Më: 8 prill 2018 Në ora: 16:40
BMW

Grupi BMW po përgatitet për ndryshimet e reja në industrinë e automobilave elektrikë dhe atyre autonomë.

Kompania gjermane njoftoi se do të qëndrojnë në lojë dhe do të shpenzojnë më shumë në kërkime dhe zhvillim, transmeton KosovaPress.

Këtë vit, R&D kërkon 7 miliardë euro në krahasim me 6.1 miliardë sa kishte shpenzuar në vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, BMW Group ka shitur 103,080 vetura elektrike, ndërsa këtë vit planifikon shitjen e  140,000 veturave elektrike. Deri në fund të vitit 2019 kompania synon të shesë 500,000 vetura elektrike.

Shumica e modeleve të reja përfshijnë BMW iX3, i4, dhe MINI. Në total, 25 plug-ins do të prezantohen deri në vitin 2025.

BMW Group synon që të ketë 100 milionë konsumatorë aktivë deri në vitin 2025.

Duke filluar nga viti 2021, BMW Group do të jetë në gjendje të ofrojë të gjitha veturat elektrike, të cilat do ë jenë në gjendje me një mbushje baterie të kalojnë deri në 700 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat