Limuzina më e vogël e Mercedesit debuton më 25 prill

Auto

Limuzina më e vogël e Mercedesit debuton më 25 prill

Më: 8 prill 2018 Në ora: 16:28
Mercedes

Mercedesi i parë sedan i klasës A do të debutojë më 25 prill në panairin e automobilave në Pekin.

I renditur në klasën nën CLA, A-Class Sedan do të tentojë të marrë pjesën e tregut Audi A3 sedan dhe tash vetëm në Kinë.

Versioni Sedan sjell më tepër hapësirë për udhëtarët në ulëset e fundit, ndërsa grupi synon që blerësit që kërkojnë më pak nga klasa C, e cila ka versionin e zgjeruar në Kinë.

Në Pekin priten edhe dy risi nga BMW, M2 Competition me 410 kuaj fuqi dhe koncepti iX3 si paralajmërim i modelit tërësisht elektrik X3 për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat