Alfa Romeo punon kupenë me bazë në modelin Giulia, që do të ketë teknologjinë nga F1

Auto

Alfa Romeo punon kupenë me bazë në modelin Giulia, që do të ketë teknologjinë nga F1

Më: 8 prill 2018 Në ora: 10:07
Alfa Romeo

BMW M4, Audi RS5 dhe Mercedes-AMG C63 S, të kenë kujdes nga ky italian i egër.

Për një kohë të gjatë, është thënë se prodhuesi italian Alfa Romeo, është duke punuar për prodhimin e një kupeje të re, bazuar në modelin Giulia.

Meqenëse kupetë nuk janë aq të kërkuara në treg, nuk kemi parë asgjë në këtë drejtim.

Por, së fundmi është bërë e ditur nga një burim i paidentifikuar, se po punohet pikërisht në këtë veturë, ku do të integrohet teknologjia e Formula 1, që ka sistem të rigjenerimit të energjisë.

Raportohet se ky sistem nuk do të bazohet në atë që mund të emetohet, por është krejtësisht i fokusuar në përformancën e lartë.

“Motori, sistemi i kontrollit, invertori dhe bateritë, nevojiten të jenë të sistemuara mirë, ndërsa nevojitet edhe një likuid i veçantë që do të ndihmonte në ftohjen, për të rritur përformancën dhe kohëzgjatjen” thuhet mes tjerash për ndërtimin e brendshëm.

Sistemi do të funksionojë përmes dy pjesëve, por nuk dihet se me çfarë shpejtësive do të lëvizë. E tëra që dihet është se Giulia në bashkëpunim me F1, do të jetë shumë i fuqishëm, duke i bërë konkurrencë të madhe BMW M4 që ka 454 kuajfuqi, Audi RS5 444 kuajfuqi dhe Mercedes-AMG C63 S 503 kuajfuqi.

Pjesa e përparme dhe e pasme, tavani dhe disa elemente tjera, do të pësojnë ndryshime dhe pritet të punohen me metale shumë të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat