Toyota dhe Subaru ribashkojnë forcat për gjeneratat e reja të modeleve 86 dhe BRZ

Auto

Toyota dhe Subaru ribashkojnë forcat për gjeneratat e reja të modeleve 86 dhe BRZ

Më: 6 prill 2018 Në ora: 07:55
Këto modele nuk do jenë turbo, por do të kenë mjaftë fuqi

Prej prezantimit të Scion FR-S dhe Subaru BRZ më 2012, entuziastët janë duke kërkuar vetëm një gjë – më shumë fuqi. Kërkesat e tyre nuk shkuan kot, pasi Toyota dhe Subaru janë duke punuar në këtë drejtim, megjithëse demantuan faktin që në platformat e reja, do të ketë turbo-charger. Shitjet nuk arritën parashikimet, por dy prodhuesit japonezë ribashkuan forcat për gjenerata e reja të këtyre modeleve.

Megjithëse detajet janë minimale, dashamirësit e këtyre makinave do t’ju gëzohen lajmeve të reja dhe shumë pozitive. Këto dy makina do të arrijnë më 2021, ndërsa sipas të gjitha gjasave, motori prej 2.0-litrave, do t’ju zëvendësohet me atë prej 2.4-litrave. Në to do jetë integruar një sistem i ri sigurie, që frenon vet në rast emergjence, si dhe ‘EyeSight’ që është një asistent për shoferin. Format do të jenë të përmirësuara, duke i ndihmuar më së shumti që të zë kthesat me lehtësi.

Nuk janë dhënë detaje për fuqitë, por me rritjen e motorit, mund të thuhet se do të arrijë edhe shpejtësi më të lartë. Derisa motori i tanishëm prej 2.0-litra prodhon 205 kuajfuqi, zëvendësimi pritet t’i shtojë disa njësi të konsiderueshme. Po që se lamet janë të vërteta, këto modele nuk do t’i shohim brenda katër vitesh, andaj duhet të kënaqemi me gjeneratën e tanishme.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat