Land Rover lëviz kufijtë, SUV-i superluksoz me dy dyer

Auto

Land Rover lëviz kufijtë, SUV-i superluksoz me dy dyer

Më: 3 prill 2018 Në ora: 18:25
Range Rover SV Coupe

Range Rover SV Coupe do të prodhohet në vetëm 999 njësi dhe do të ketë dy dyer, bazuar në modelin Rover SV Autobiography Dynamic me katër dyer.

Prodhuesi britanik njoftoi se për zhvillimin e Range Rover SV Coupe ka shpenzuar tri vjet dhe se ky model paraqet imazhin e origjinalit Range Rover nga vitet e 1970-ta, i cili po ashtu ka dy dyer,

Përveç asaj që ka dy dyer, automobili është specifik edhe për nga pamja e kabinës së udhëtarëve.

Range Rover SV Coupe ka fuqi 5.0 litra me motor V8, i cili prodhon 565 kuaj fuqi.

Shpejtësia maksimale është 265 km/h‚ ndërsa automobili deri në 100 km në orë arrin për më shumë se 5 sekonda.

Është interesant, se SV Autobiography kushton rreth 200.000 dollarë, derisa Coupe ka çmim fillestar prej rreth 300.000 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat