Limuzina kineze me zemër të Volvos

Auto

Limuzina kineze me zemër të Volvos

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:21
Ilustrim

Pronari i markës Volvo, Geely, do të lansojë limuzinën e re me motor hibrid Borui GE, dedikuar për blerësit në Kinë.

Modeli do të prezantohet në variantin plug-in hibird me tre cilindra 1.5 litra benzinë nga Volvo, të ndihmuar nga elektromotori, ndërsa fuqia do të bartet në rrotë përmes ndërruesit automatik prej shtatë shpejtësive, transmeton KosovaPress.

Agregati në fjalë tashmë gjendet te SUV Volvo XC40 T3, ku prodhon 156 kuaj fuqi,  ndërsa specifikat e motorit që ndodhet në limuzinën hibride kineze tash për tash janë të panjohura.

Prodhuesi pohon se  në regjimin e kombinuar të vozitjes, Borui GE shpenzon gjithsej 1,5 l/100 km, me bateri të plotë.

Premiera është caktuar për 9 prill, ndërsa automobili në tregun kinez arrin gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat