BMW X4 M kapet gjatë testimit në pistë

Auto

BMW X4 M kapet gjatë testimit në pistë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 00:38
SUV i ri nga linja M e prodhimit , pritet t’i ketë 450 kuajfuqi

Prodhuesi gjerman BMW ka lansuar gjeneratën e re të X4, që përmban shumë rifreskime në pamje, rënie në peshe dhe risi të reja teknologjike. Kjo veturë ka motorin me 3.0-litra që prodhon 360 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 4.2 sekonda, ndërsa të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 250 kilometrave në orë. Spiunët që merren me veturat e reja, e kanë kapur së fundmi një SUV të ri nga BMW, teksa tregonte fuqitë në Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse i ka shtresat për kamuflazh, dallohet pamja e përparme shumë më agresive, ndryshimet në kapak dhe pjesët anësore, duke lënë të kuptohet se është në X4 i ri. Rrotat dhe gomat e mëdha, si dhe pasqyrat tipike të makinave nga linja M, janë shumë lehtë të dukshme. Por, kjo veturë nuk pritet të ketë vetëm ndryshime kozmetike.

Poshtë kapakut, ky SUV pritet ta ketë motorin 3.0-litra që prodhon 450 kuajfuqi, ndërsa dërgon forcën në të katër rrotat njëherësh. Në këtë formë, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, pritet t’i arrijë brenda katër sekondave. Pasi BMW X4 do të del në shitje gjatë muajit qershor, versioni M pritet të prezantohet gjatë fundit të vitit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat