Modeli i ardhshëm elektrik i BMW-së do të kalojë 700 km me një mbushje

Auto

Modeli i ardhshëm elektrik i BMW-së do të kalojë 700 km me një mbushje

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:36
Modeli i ardhshëm elektrik i BMW-së

Kompania nga Munihu ka premtuar teknologji, e cila do t’iu mundësojë rangun veturave elektrike deri në 700 kilometra me një mbushje deri në vitin 2021.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar se versionet hibride vetëm me motor elektrik mund të kalojnë 100 km,

Modeli i radhës elektrik do të jetë iX3 crossover, i cili në treg do të dalë në vitin 2020.

Me rastin e prezantimit të konceptit bavarezët premtuan vozitje autonome prej 600 km, shpejtësi maksimale 195 km/h dhe vetura nga 0 deri në 100 km/h do t’i arrijë për më pak se katër sekonda.

BMW ka paralajmëruar edhe investime tjera në hulumtimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja, përfshirë 700 milionë dollarë në vetura autonome dhe elektrike. Investimi i përgjithshëm mund të kalojë mbi 7 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat