Veturat po shoferë mund të ndalen në rrugë gjatë stuhive diellore

Auto

Veturat po shoferë mund të ndalen në rrugë gjatë stuhive diellore

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:04
Ilustrim

Stuhia diellore e kësaj jave “ka përkujtuar” shkencëtarët se veturat pa shoferë mund të kenë limitet e tyre.

Ata thonë se veturat pa shoferë, nëse janë të dizajnuara që të jenë të varura nga GPS, mund të pësojnë komplikime gjatë motit të lig, duke e bërë të vështirë funksionimin e tyre, transmeton KosovaPress.

Sipas Scott McIntosh, drejtor i observatoriumit në Qendrën nacionale për kërkime atmosferike në Kolorado,  inxhinierët duhet të përgatisin veturat pa shoferë për ndryshime në aktivitetin diellor.

Nëse veturat pa shoferë do të jenë të varura nga GPS për të arritur në destinacionin e tyre, ato do ta kenë të pamundur të bëjnë një gjë të tillë për shkak të shpërthimeve solare që do të ndërpresin komunikimin me satelitë, duke i bërë ato që të mbeten në rrugë dhe të presin deri në kalimin e stuhisë.

Këtë javë NOAA paralajmëroi për efektet e vogla në komunikimin e sistemeve që mund të preken nga stuhia e fundit solare.

Stuhitë solare renditen varësisht nga fuqia prej G1 deri në G5, ndërkohë që kjo e fundit që ishte më 15 mars ishte e kategorisë së parë.

Zakonisht stuhi të tilla kanë impakte në punën e satelitëve, sipas NOAA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat