Range Rover e ka gati rivalin e makinave SUV nga Gjermania

Auto

Range Rover e ka gati rivalin e makinave SUV nga Gjermania

Më: 16 mars 2018 Në ora: 06:23
Range Rover Velar SVR

Prodhuesi britanik Range Rover, e ka gati modelin e ri Velar SVR, me të cilin do të rivalizojë makinat SUV nga Gjermania

Ishte vetëm çështje kohe, kur Land Rover do të lansonte versionin e ri të Range Rover Velar.

Megjithëse dihej se po bëhej gati të prezantohej, spiunët ia kanë dalë ta kapin te teksa bënte xhiro të shpejta në Nurburgring. Derisa linjat e ndryshuara ishin të mbuluara me shtresën e rëndë të kamuflazhit, spiunëve të automobilizmit nuk iu ka ikur zhurma e madhe që vinte nga brenda.

I bazuar në Jaguar F-Peace, modeli SVR sipas të gjitha gjasave mund të jetë i ndihmuar nga një 5.0-litra V8 që prodhon 575 kuajfuqi. I pozicionuar pak më poshtë se modeli sportiv, ky model pritet të arrij prej zero deri në 100 kilometra në orë, brenda 4.2-sekondave.

Ky SVR, pritet të ketë pamje agresive me kapak gjigant, hapësira të mëdha për marrje ajri, rrota të mëdha dhe pjesë të fryrë nga pas, ku do të jetë edhe tubi i gjerë për nxjerrjen e gazit.

E tëra që dihet, është se ky Velar është punuar për të konkurruar me BMW X6 M dhe Mercedes-AMG GLC 63. Por, nuk do ta lë të qetë as italianen Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio. Sipas të gjitha gjasave, këtë model do ta shohim gjatë muajit tetor në New York Auto Show.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat