Toyota RAV4 debuton më 28 mars në Nju Jork

Auto

Toyota RAV4 debuton më 28 mars në Nju Jork

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:19
Toyota RAV4

Gjenerata e pestë e Toyota RAV4 do të ketë premierën botërore në panairin e ardhshëm të automobilave në Nju Jork.

Sipas fotografive të para, SUV ki cili hyn në mesin e modeleve më të rëndësishme dhe më të shitura në gamën e prodhuesit japonez në SHBA, do të ketë pamje më të fuqishme se sa versioni aktual.

Pritet që në gamën e motorit të dominojë ai me katër cilindra, me version hibrid.

Më tepër detaje dhe fotografi të modelit të ri Toyota RAV4 do të jenë të qasshme kah fundi i marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat