Interesim i pabesueshëm për veturat Lamborghini

Auto

Interesim i pabesueshëm për veturat Lamborghini

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:48
Lamborghini

Prodhuesi italian ka shitur vitin e kaluar 3.815 automobila, ndërsa për këtë vit planifikon të shesë mbi 5.000 vetura.

Viti i kaluar ishte i suksesshëm për Lamborghini, duke pasur parasysh se pati rritje të shitjes prej rreth dhjetë për qind krahasuar me vitin 2016.

Kah fundi i vitit të kaluar kompania prezantoi modelin Urus SUV, për të cilin thonë se do të shndërrohet në hit.

Njeriu i parë i Lamborghini, Stefano Domenikali, ka zbuluar se shitja e deritashme e Urus ka tejkaluar pritjet e tij.

Duke iu falënderuar Urus SUV, Lamborghini pret që këtë vit të shesë mbi 5.000 automobila, që do të ishte për 1.185 automjete më shumë se  sa në vitin 2017.

Kompania është e befasuar edhe numrin e madh të fermave që kanë shprehur interesimin për blerjen e Urus.

Lamborghini Urus në SHBA kushton 200.000 dollarë, ndërsa siç thotë njeriu i parë i kompanisë, blerësit mesatarisht shpenzojnë rreth 240.000 dollarë për veturë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat