SsangYong Musso pick-up debuton në Gjenevë

Auto

SsangYong Musso pick-up debuton në Gjenevë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:40
SsangYong Musso pick-up

Prodhuesi korean ka prezantuar në panairin e automobilave në Gjenevë modelin e ri pick-up në platformë mekanike, të cilën e përdorë gjenerata më e re e Rexton SUV.

SsangYong Musso pick-up ka pamje madhështore dhe dizajn që i përshtatet këtij lloji të automjetit.

Përveç platformës mekanike, nga Rexton i ri është marrë edhe njësia motorike. Bëhet fjalë për dizelin 2.2 litra me 178 kuaj fuqi dhe ndërrues manual ose automatik prej gjashtë shpejtësive.

Versioni më i avancuar posedon ulëse lëkure Nappa, radio DAB dhe lidhje Bluetooth, ekran 8-inç, funksionet Apple CarPlay dhe Android Auto për lidhje me telefon të mençur.

Musso pranon pesë udhëtarë dhe mund të bartë 1 ton ngarkesë në hapësirën për ngarkim.

SsangYong Musso në sallonet e shitjes në Evropë do të vijë në verë, ndërsa çmimi do të bëhet i ditur në prag të shitjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat