Prodhuesi britanik i superveturave, McLaren , ka paralajmëruar modelin e ri BP23 Hyper-GT, i cili thuhet se do të jetë më i shpejtë se ai legjendar F1 nga viti 1993.
Kompania nga Woking ka prezantuar skica të reja të një makine hiper që do të ketë tre vende, shpejtësia e së cilës do të kalojë rekordin prej 391 km / h. Është spekuluar se vetura mund të arrijë edhe në 400 km/h. Çmimi i hibridit të parë do të jetë 1.8 milion euro, para taksave.
Automobili do të prezantohet para mediave kah fundi i këtij viti.
Nuk ka informacione të sakta rreth motorit, por spekulohet se McLaren për bazën e benzinës do të përdorë 4.0-litra twin-turbo V8, i cili ndodhet në modelin e ri 720S, dhe i cili në tandem me elektromotorin do të sigurojë mbi 1.000 kuaj fuqi.
BP23 nuk do të jetë emri zyrtar i modelit. Hyper-GT nuk parashihet për gara në shtigje, por për qarkullim në rrugë.