Shkoda me motor të ri

Auto

Shkoda me motor të ri

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:20
Shkoda

Edhe pse në panairin e veturave në Gjenevë nuk do të paraqesë seri të re të modeleve, Shkoda në këtë manifestim vjen me risi të shumta dhe përmirësime të modeleve ekzistuese, por edhe me një model të ri.

Në stendën e Shkodës në Gjenvë do të prezantohet edhe Fabia e ristilizuar, por edhe SUV Kodiaq në versionin L& K (Laurin dhe Klement), transmeton KosovaPress.

Po ashtu, do të prezantohet edhe Octavia RS 245 sportive me paketën Challenge Plus, e cila përveç risive në stil, do të ketë edhe pajisje shtesë.

Shkoda njoftoi se Octavia, por edhe modelet Superb dhe Kodiaq do të kenë tabelë instrumentale digjitale 12.3 inç, e cila kishte një debutim në veturën SUV Karoq.

Superba do të prezantohet në Gjenevë në version të ri të 2.0-litra turbo motor benzinë me 272 kuaj fuqi, me ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive.

Panairi i veturave në Gjenevë do të mbahet nga 6 deri më 18 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat