Zbulohet emri që do ta ketë BMW M2 i ri

Auto

Zbulohet emri që do ta ketë BMW M2 i ri

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 06:39
BMW

BMW është duke vjelë sukseset e M3 dhe M4, teksa ka bërë të ditur se po punon në mënyrë intensive në modelin M2.

E tëra që është thënë zyrtarisht, është se do të jetë tërësisht i dedikuar për shoferin, që ka mundësi dhe lehtësira të shumta.

Por, entuziastët gjithnjë kanë pyetur se çfarë emri mund të ketë.

Së fundmi, janë shpërndarë disa imazhe të rrjedhura të këtij modeli, që e tregojnë butonin për ndalim dhe nisje, teksa anash është logoja M2 së bashku me stampimin ‘Competition’.

Ky besohet të jetë edhe emri zyrtar i makinës sportive, ndërsa kompania BMW ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Njohësit e makinave besojnë se do të prodhohet në vetëm 1,000 njësi, të makinave që kanë motor 3.0-litra që prodhojnë 405 kuajfuqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat