Volkswagen I.D. nis prodhimin më 2019

Auto

Volkswagen I.D. nis prodhimin më 2019

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:55
Volkswagen

Volkswagen I.D. do të nisë prodhimin në nëntor 2019 në fabrikën në Saksoni të Gjermanisë, me shitjet e para që do të nisin 2020.

Modeli i parë elektrik i familjes I.D. do të krijohet në platformën MEB.

Volkswagen ka thënë se nga viti 2020 për një vit do të krijohen nga 100 njësi.

Sipas raportimeve të para, vetura tërësisht elektrike do të ecën deri në 600 kilometra me vetëm një mbushje të plotë të baterisë.

Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë, automobili e arrin për më pak se 8 sekonda, ndërsa top-shpejtësia do të jetë 160 kilometra për orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat