BMW M3 i ri, fotografohet gjatë testimit në borë

Auto

BMW M3 i ri, fotografohet gjatë testimit në borë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 11:36
BMW M3

Spiunët e veturave e kanë kapur gjeneratën e gjashtë të modelit M3, që kryente testet dimërore në rrugën e mbuluar me borë.

Kjo makinë e re, duket se është efikase në të gjitha terrenet, pasi raportohet të ketë kaluar me sukses edhe zonat më të rrëshqitshme.

Shtresa për kamuflazh i ka mbuluar shumë mirë grillin, sipër rrotave, kapakun, si dhe të dy parë dritat, duke mos lejuar të kuptohet diçka rreth fuqive që mund t’i ketë.

Megjithëse është thënë se do të lansohet në Frankfurt gjatë shtatorit të vitit që vjen, ekspertët pretendojnë se kjo makinë është gati dhe mund të befasojë në çdo moment.

Për dallim prej modelit të tanishëm M3, që ka 425 kuajfuqi, i riu pritet të prodhojë 470 deri në 500 kuajfuqi.

Të gjitha këto lajme do t’i mësojmë gjatë ditëve në vijim, ndërsa e tëra që dihet është se do të ketë konkurrencë të fuqishme nga Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat