Lexus shënon dhjetë vjetorin e F Performante me dy edicione speciale - Bota Sot
Lexus shënon dhjetë vjetorin e F Performante me dy edicione speciale

Auto

E enjte, 24 maj 2018

Lexus shënon dhjetë vjetorin e F Performante me dy edicione speciale

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 00:09
Lexus

Me lansimin e modelit F Performante gjatë vitit 2008, Lexus ka dashur të lë gjurmë në segmentin e veturave luksoze të përfomancës së lartë.

Gjëra të tilla nuk ndodhin gjatë natës, por megjithatë prodhuesi japonez ka ecur përpara meqë ky brend u pëlqye në masë të madhe.

Për të shënuar dhjetë vjetorin e suksesshëm të këtij lansmi, Lexus prezanton gjatë kësaj jave edicionet speciale të modeleve GS F dhe RC F.

Të dyja do të jenë të lyera me të hirtën Nebula, që është e para ngjyrë mat që aplikohet prej lansimit të LFA. Shkëlqim do të ketë vetëm në metalet e rrotave Michelin Pilot Sport PS2, që do t’i kenë nga 19-inch.

Enterieri i tyre do të ketë ulëse sportive të mbështjellë me lëkurë, ndërsa në përgjithësi do të dominojë ngjyra e zezë, me elemente të kaltra dhe të bardha. Vetëm 100 GS F dhe 420 RC F do të dalin në nga prodhimi, si pjesë e këtij edicioni special.

Që të dyja do të kenë motorin e njëjtë me 4.5-litra V8, që prodhon 467 kuajfuqi, teksa dërgon fuqinë në rrotat e pasme përmes tetë shpejtësive automatike.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, GS F e arrin për 4.5-sekonda, ndërsa RC F është për një sekondë më i shpejtë.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi me të cilin do të dalin në shitje, teksa shpërndarja te blerësit do të bëhet gjatë muajve të verës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test