Spiunohet Aventador i ri, pritet të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri tani

Auto

Spiunohet Aventador i ri, pritet të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri tani

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:43
Lamborghini Aventador

Lamborghini Aventador ka mbushur shtatë vjet, andaj ndryshimi që do të pësojë trashëgimtari pritet të jetë i veçantë.

Deri më tani është përmendur se do të jetë një Performante, ndërsa pamjet e spiunuara që u postuan në internet, vetëm sa e konfirmojnë lajmin.

Shtresa për kamuflazh, nuk ka mundur të maskonte pjesën e përparme që është shumë e madhe, ndërsa kapaku mbi motor ka formë më agresive. Gypi për nxjerrjen e gazrave është larguar, për tu zëvendësuar me dy tjera që ndodhen në mes të pjesës së pasme.

Njohësit kanë thënë se ky mund të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri më tani, por kjo pritet të mësohet gjatë muajit të ardhëshëm, gjatë panairit të automobilave në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat