Prezantohet furgoni pa shofer

Auto

Prezantohet furgoni pa shofer

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:50
Furgoni pa shofer

Teknologjia po bën hapa të mëdhenjë dhe çdo ditë ballafaqohemi me zgjidhje inovative që përmirësojnë jetën tonë.

E reja më e fundit në fakt është prezantuar nga gjigandi Nuro, i themeluar nga Dave Ferguson dhe Jiajun Zhu, ish-inxhinierë të Google të cilët janë ekspertë në robotikë dhe mësim në makinë.

Ata pritet që së shpejti të sjellin në treg furgonin për dorëzime i cili nuk ka nevojë për shofer. Ky është një automjet i automatizuar i dizajnuar ekskluzivisht për transportin e mallrave, me dy ndarje që mund të mbajnë deri në dhjetë çanta për pazar.

Gjithashtu ky automjet ka sensorë të sofistikuar dhe radarë, të aftë për të identifikuar këmbësorët dhe pengesat, duke forcuar sigurinë.

Nuk dihet ende kur do të jetë në dispozicion ose sa do të kushtojë, por me siguri do të revolucionarizojë botën e dërgesave në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat