Jaguari elektrik debuton më 1 mars - Bota Sot
Jaguari elektrik debuton më 1 mars

Auto

E shtunë, 24 shkurt 2018

Jaguari elektrik debuton më 1 mars

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Jaguari elektrik

Jaguari lëshoi detaje të reja përpara premierës së makinës së parë elektrike, modelin I-Pace.

Prodhimi Jaguar I-Pace bazohet në konceptin e vitit 2016 me të njëjtin emër dhe kompania ka publikuar një video nga testimet e makinave para prodhimit në Suedi, nën temperatura shumë të ulëta, rreth -40 C.

Makina do të ketë një sistem për rimbushjen e shpejtë të energjisë elektrike, kështu që bateritë mund të ngarkojnë deri në 80% kapacitet në 45 minuta ose edhe më të shkurtër, thonë në kompani.

Jaguar ende nuk ka publikuar detaje të tjera, por dihet se koncepti I-Pace është i pajisur me një bateri 90 kWh dhe 294 kuaj fuqi. Nga 0 deri 100 kilometra në orë i arrin për 4 sekonda dhe me bateri të plota ajo mund të kalojë 500 km.

Jaguar I-Pace është planifikuar për 1 mars, pas së cilës makina do t'i paraqitet audiencës në panairin e veturave në Gjenevë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test