Putinit po i bëhet gati një superveturë - Bota Sot
Putinit po i bëhet gati një superveturë

Auto

E shtunë, 26 maj 2018

Putinit po i bëhet gati një superveturë

Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:01
Vetura

Është parashikuar për në maj debutimin e makinës së re presidenciale të Vladimir Putinit. Automjeti është i gatshëm të hyjë në garazhin e Kremlinit si limuzinë zyrtare e parë e Rusisë së re.

Për momentin janë vetëm disa prototipe që janë fotografuar në fazën e testimit. Vërehet një karroceri që të kujton në pamje të parë një Bentley apo një Rolls Royce. 

Por aspekti më i rëndësishëm është se pas shumë vitesh me makinën e blinduar gjermane “Mercedes Classe S”, personi më i fuqishëm në Rusi, do të udhëtojë me “Made in Russia”.

Automjeti është fryt i projektit “Kortezh” që parashikon krijimin e një platforme për automjetet në cilësi të lartë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test