Aston Martin ka tërhequr 3.873 vetura të modelit DB11, për shkak të pjesës të dëmtuar të timonit të furnizuar nga prodhuesi gjerman Daimler.
Komponenti problematik i timonit mund të shkaktojë aktivizimin e panevojshëm të airbag-it dhe për shkak të së njëjtës pjesë Mercedes në vitin 2017 tërhoqi mbi një milion makina.