Nissan GTR i modifikuar, shpejtësi rekorde që vështirë arrihet

Auto

Nissan GTR i modifikuar, shpejtësi rekorde që vështirë arrihet

Më: 23 janar 2018 Në ora: 00:34
Nissan GTR

Dodge Challenger SRT Demon, ka rekordin zyrtar për kalimin më të shpejtë të etapës prej gjysmë milje apo 400 metra, që e kaloi për 9.65 sekonda, ndërsa lëvizte me shpejtësi prej 225 kilometrave në orë.

Mirëpo, këtë rekord e ka thyer Nissan GTR, që këtë shteg e kaloi për një kohë shumë më të shkurtër.

Makina e modifikuar nga një punëtori në Dubai, që ka 2,800 kuajfuqi dhe mund të lëvizë deri me 325 kilometra në orë, përshkoi shtegun për 6.85 sekonda.

Javë më parë, është arritur të kalohet për 6.88 sekonda, por shoferi dhe organizatorët mendonin se mund të bëhet edhe më shpejtë.

Në anën tjetër, besohet se për një kohë të gjatë, Nissan do ta mbajë këtë rekord, pasi vështirë se mund të mposhtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat