Rikthehet Ford Mustang Bullitt - Bota Sot
Rikthehet Ford Mustang Bullitt

Auto

E diel, 18 shkurt 2018

Rikthehet Ford Mustang Bullitt

Më: 17 janar 2018 Në ora: 06:50
Ford Mustang Bullitt

Në vitin 1968, Steve McQueen e shndërroi në legjendë modelin Ford Mustang Bullitt në filmin e famshëm “Bullitt” dhe 50 vite më vonë kjo veturë është rikthyer.

Në panairin e veturave që po mbahet në Detroit, Ford Mustang Bullitt është shfaqur me ngjyrën e gjelbër klasike të tij dhe do të prodhohet në një seri të kufizuar.

Sigurisht, vjen edhe me një pamje moderne.

Do të jetë një veturë më e shpejtë sesa Mustang GT, pasi shpejtësinë maksimale do ta arrijë deri në 262 km/h, ndërkohë që Mustang GT kapte deri në 250 km/h.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test