Me rastin e 50 vjetorit, prezantohet modeli unik i Ford Mustang - Bota Sot
Me rastin e 50 vjetorit, prezantohet modeli unik i Ford Mustang

Auto

E mërkurë, 15 gusht 2018

Me rastin e 50 vjetorit, prezantohet modeli unik i Ford Mustang

Më: 16 janar 2018 Në ora: 00:10
Ford Mustang

Kanë kaluar 50 vite, që kur në film detektivi Frank Bullit po ndiqte vrasësit nëpër rrugët e San Franciskos me veturën e tij Ford Mustang, dhe tani ky version i ristilizuar është rikthyer për të shënuar 50-vjetorin e prodhimit të kësaj veture legjendare.

Kompania amerikane Ford ka prezantuar versionin e limituar të Bullitt Mustang në panairin e veturave “Detroit Motor Show”, edhe pse zyrtarët e kësaj marke kanë refuzuanr të zbulojnë numrin e personave fatlum që do të mund ta kenë këtë veturë në garazh.

Versioni modern i veturës që dikur e voziste aktori Steve McQueen nuk ka ndryshuar elementet bazë të modelit 1968 siç janë: ngjyra, vijat, fellnet dhe amortizatorët.

Modeli i ri është prezantuar nga Molly McQueen, nga mbesa e aktorit Steve McQueen në panairin e shumëpërfolur. Kjo veturë pritet të del në shitje gjatë kësaj vere, edhe pse nuk është zbuluar numri i saktë i veturave që do të prodhohen.

Nën kapak kjo veturë do ta ketë motorin e njëjtë të Ford Mustang GT 5.0 litra që prodhon 475 kuaj-fuqi, 60 kuaj-fuqi më shumë sesa modeli standard që është në shitje tash e shumë vite.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test