Mijëra sllovenë pro padisë kolektive kundër Volkswagen

Auto

Mijëra sllovenë pro padisë kolektive kundër Volkswagen

Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:32
Volkswagen

Shoqata sllovene për mbrojtjen e konsumatorëve njoftoi sot se ka mbledhur rreth 6200 ankesa të pronarëve të automjeteve Volkswagen, të cilët kanë vendosur të jenë pjesë e akuzës së konsumatorëve evropianë kundër prodhuesit gjerman, për shkak të mashtrimit me emetimin e ulët të gazrave të dëmshme.

“Deri më tani, aplikacionet e pranuara do të kontrollohen nga avokatët javëve të ardhshme për të përcaktuar nëse dokumentacioni shtesë dhe të dhënat janë të nevojshme për gjykatën”, njoftoi shoqata.

Sipas saj, padia ndaj kompanisë gjermane do të ngritet nga Organizata BEUC e Konsumatorëve dhe firma ligjore amerikane Hausfeld. Padia pritet të bëhet në fund të marsit të këtij viti.

Kampanjë e ngjashme është zhvilluar edhe në Itali, Spanjë, Portugali, Sllovaki, Zvicër dhe Lituani.

Në Slloveni, sipas vlerësimeve, mund të jenë madje 45.000 pronarë të veturave Volkswagen, të cilat janë dëmtuar për shkak të softuerit përmes të cilit kompania mundësoi që në test të tregojë për më pak sasi të gazrave të dëmshme nga ato reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat