BMW konfirmon se M850i do të hyjë në prodhim

Auto

BMW konfirmon se M850i do të hyjë në prodhim

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 06:24
BMW M850i

Frank van Meel që është njëri prej zyrtarëve kryesorë në kompaninë BMW, ka konfirmuar se do të hyjë në prodhim, modeli i shumëpërfolur M850i.

Pa dhënë detaje shtesë, është bërë e ditur se makina për të cilën ishin dhënë lajme të ndryshme dhe pretendohet se u pa gjatë testimit, më në fund do të bëhet realitet.

Megjithëse thuhet të jetë hibrid që lëvizë edhe me bateri, nuk është dhënë asnjë informatë, se çfarë tjetër do të përmbajë.

Ky model me bazë të 840i, pritet të prezantohet pas BMW 8 Series, si dhe një veture tjetër nga linja M8 e prodhimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat