Rrjedhin pamjet e Ferrari 488, rival i fortë për Porsche 911

Auto

Rrjedhin pamjet e Ferrari 488, rival i fortë për Porsche 911

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 06:26
Ferrari 488

Prodhuesi italian Ferrari, ka bërë të ditur se e ka gati veturën, me të cilën do ta rivalizojë Porsche 911 GT2 RS dhe t’ia rrëmbejë shkëlqimin e paraqitjes në Gjenevë, gjatë vitit që vjen.

Më vonë është bërë e ditur, se ky model është pikërisht 488 GTO, që edhe u kap duke u testuar në rrugë, me shtresën për kamuflazh.

Së fundmi, kanë rrjedhur pamjet që e tregojnë nga afër këtë veturë, megjithëse ka sipër një pëlhurë.

Kjo ka mjaftuar që ekspertët të reagojnë, duke thënë se ky Ferrari është rival i fortë dhe mund ta mund atë nga kompania gjermane.

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen zbulohen edhe nga detaje tjera, të këtyre makinave sportive dhe luksoze.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat