Lamborghini si asnjëherë në histori

Auto

Lamborghini si asnjëherë në histori

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 15:55
Lamborghini

Prodhuesi italian këtyre ditëve shënon dy jubile të rëndësishme kur është fjala për modelet aktuale Huracan dhe Aventador.

Lamborghini sot prodhon më shumë automobila se sa më parë, edhe pse në fabrikat e kompanisë italiane praktikisht prodhohen vetëm dy modele, transmeton KosovaPress.

Këtyre ditëve, kompania e formuar në vitin 1963 nga Ferrucci Lamborghini, feston dy jubile të rëndësishme - nga fabrika kanë dalë Lamborghini Huracan i 9000-të dhe Aventador i 7.000-të.

Huracan është në treg që tri vjet dhe deri më tash është shitur në 9.000 njësi, derisa pararendësi tij Gallard, i cili është modeli më i kërkuar në historinë e Lamborghini, është shitur në 14.000 njësi.

Sukses hiq më pak në treg ka arritur edhe Aventador, i prezantuar në vitin 2011 dhe i cili dukshëm është më i shtrenjtë se Huracan, duke pasur parasysh se deri më tash janë prodhuar 7.000 automobila të tillë, derisa pararendësi i tij Murcielago arriti vetëm 4.000.

Aventadori jubilar në variantin S Roadster është dedikuar për blerësin e tij në Britani të Madhe, derisa Huracan në versionin e fuqishëm Performante, do t’i dërgohet pronarit të tij në Dubai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat