Porsche me model të ri

Auto

Porsche me model të ri

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 15:11
Porsche

Porsche ka prezantuar versionet e reja GTS të Boxster dhe Cayman, dedikuar për entuziastët e vozitjes sportive.

Porsche 718 Boxster dhe Cayman GTS njihen për nga dizajni sportiv.

Enterieri i automobilit është marrë nga versionet standarde të Boxster dhe Cayman, me ulëse të reja sportive Alcantar dhe GTS. 

Automobilat janë të pajisur me pakon Porsche Sport Chrono.

Veturat kanë motor turbo-benzinë me katër cilindra 2.5 litra dhe ofrojnë gjithsej 365 kuaj fuqi.

Blerësit mund të zgjedhin në mes të ndërruesit standard prej gjashtë shpejtësive dhe ndërruesit opsional PDK. 

Me ndërruesin e shpejtësive PDK, të dy modelet prej 0 deri 100 km/h arrijnë për 4,1 sekonda, para se të arrijnë shpejtësinë maksimale prej 290 km/h.

Porsche 718 Cayman GTS në Gjermani kushton 76.137 euro, ndërsa Boxster GTS ka çmim prej 78.160 eurosh.

Image
Porsche
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat