Audi Q8 prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm

Auto

Audi Q8 prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 19:19
Audi Q8

Fotografitë spiunuese të enterierit të modelit më të ri Audi Q8 tregojnë se ky model në brendësi është nën ndikimin e Audi A8, sidomos kur bëhet fjalë për dy ekrane të mëdha në konsollën qendrore të automobilit.

Në rrjedhë janë testimet përfundimtare të Audi Q8, i cili kur të dalë në shitje, do të jetë në konkurrencë të modeleve, si Mercedes GLE Coupe dhe BMW X6. 

Në brendi të veturës janë hapjet e mëdha të ventilimit, të ngjashme me ato në modelin SUV Q7.

Modeli Q8 do të ndajë me Audi Q7 pjesën më të madhe të motorëve, ndërsa në plan është edhe sistemi i motorit hibrid 48-volt në versionin SQ8. 

Ky sistem hibrid është paralajmëruar në konceptin Audi Q8, i cili kishte premierën në fillim të këtij viti në panairin e veturave në Detroit.

Ai përbëhet nga motori benzinë 3.0 V6 dhe  elektromotori, ndërsa fuqia e përgjithshme e kombinuar është rreth 480 kuaj fuqi.

Megjithatë, sugjerohet se SQ8 nuk do të jetë në krye të ofertës dhe ky vend më vonë do të plotësohet versioni më i fuqishëm RS Q8. 

Audi Q8 pritet të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, pas të cilit pritet të dalë edhe në sallonet e shitjes në tregun global.

Image
Audi Q8
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat