Dacia sjell modelin e ri Duster

Auto

Dacia sjell modelin e ri Duster

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 15:53
Dacia Duster

Duster i gjeneratës së dytë ka pasur premierën botërore në panairin aktual të veturave në Frankfurt.

Prodhuesi rumun nuk ka ndryshuar formulën, e cila këtij modeli i sjell statusin e veturës më të shitur Dacia dhe SUV-i i ri është i avancuar nga ana teknologjike.

Gjenerata e parë e modelit Duster në treg ishte që nga viti 2010 dhe ka ndikuar dukshëm në rritjen e shitjes së brendit të automobilave Dacia në disa nga vitet e fundit.

Kartela çelës është njëra nga risitë e Duster 2, i cili është i pajisur me sistemin për mbikëqyrjen e punës së motorit 4x4.

Motori vjen me motorët me benzinë SCe 115 dhe TCe 125. Të dy janë variantet janë të pranishme me 2WD dhe 4WD, dhe posedojnë ndërrues manual të shpejtësive.

Blerësit do të kenë në dispozicion edhe dy dizel. Versioni dCi 90 do të ofrohet vetëm me 2WD, derisa dCi 110 mund të porositet në variantet me 2WD dhe 4WD.

Po ashtu, motori më i fuqishëm dizel, përveç me manual, mund të lidhet edhe me ndërruesin automatik EDC.

Duster i ri në tregjet evropiane vjen vitin e ardhshëm, kur do të dihet edhe çmimi i tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat