Rikthehet “minibusi” legjendar i Volkswagen

Auto

Rikthehet “minibusi” legjendar i Volkswagen

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:21
“Minibusi” legjendar i Volkswagen

Volkswagen që nga viti 2015 është duke shqyrtuar seriozisht idenë që ta rikthej në prodhim “minibusin” e famshëm, por duket se kjo ide mund të realizohet shumë shpejt.

Drejtori Herbert Dies, ka konfirmuar se kompania do të fillojë prodhimin e “minibusit”.

“Veturat emotive janë shumë të rëndësishme për markën tonë. Ne do të vazhdojmë të prodhojmë “bubën”, e në veçanti atë të dedikuar për tregun amerikan. Por do të punojmë edhe në prodhimin e “minibusit”, ka deklaruar Dies.

Minibusi ka qenë vetura e preferuar e gjeneratës së hipikëve dhe të atyre që pëlqejnë të shëtisin me vetura klasike, të cilët për vite me radhë kanë pritur që sërish të voziten me këtë veturë.

Duket se pritjes i ka ardhur fundi falë serisë së re të veturave elektrike që është duke i zhvilluar Volkswagen, duke përdorur platformën MEB.

“Minibusi” do të rikthehet në jetë si pjesë e I.D. Buz që futet në kategorinë e veturave elektrike. Koncepti i kësaj veture është prezantuar në panairin e veturave në Detroit.

Të gjithë adhuruesit e kësaj veture elektrike, do të mund të shijojnë vozitjen me “minibus” që me një mbushje të baterisë përshkon 483 kilometra.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat