Hetohen BMW, Benz dhe Volkswagen

Auto

Hetohen BMW, Benz dhe Volkswagen

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:08
BMW, Benz dhe Volkswagen

Zyrtarët antimonopol konfirmuan se po hetojnë pretendimet se prodhuesit më të mëdhenj të makinave në Gjermani mund të ketë formuar një kartel që prej viteve ‘90, duke rënë dakord për gjithçka që nga zhvillimi i makinave dhe motorëve, funitorët apo sistemet e gazrave.

“Komisioni europian dhe zyra gjermane e karteleve kanë marrë informacion për këtë çështje që po vlerësohet. 

Është e parakohshme që të spekulojmë më tej”, shkruhet në një komunikatë të Komisionit Europian. 

Më objektiv të hetimit janë ikonat e automobilizmit jo vetëm gjerman po edhe botëror, pikërisht Mercedez Benz, BMW dhe Volkswagen. Lajmi për bashkëpunimin e tyre të mundshëm për të sunduar tregjet u dhanë nga mediat gjermane, të cilat thonë se qindra manaxherë dhe shefa nga këto tre kompani kanë marrë pjesë së bashku në dhjetëra grupe pune industriale.

Sipas “Der Spiegel”, qëllimi ishte pezullimi i konkurrencës. “Spiegel” boton një letër që Volkswagen i dërgon një zyrtari antimonopol verën e shkuar, në të cilën prodhuesi më i madh i makinave në botë pranon mundësinë e sjelljes anti konkurrencë.

Tre kolosët e automobilizmit nuk kanë komentuar hetimin antimonopol, por thjesht publikimi i tij ndikoi mjaft në bursa ku të treja kompaninë kanë pësuar humbje të ndjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat