Ferrari fiton titullin “International Engine of the Year”

Auto

Ferrari fiton titullin “International Engine of the Year”

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:00
Ferrari

Motori aktual bi-turbo benzinë 3.9 V8, të cilin e përdorin Ferrari 488 GTB dhe 488 Spider është shpallur motori më i mirë në botë.

Titulli prestigjioz “International Engine of the Year” është fituar me meritë, pasi që Ferrari 488 GTB me 660 kuaj fuqi deri në 100 kilometra në orë i arrin për rreth tre sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është 325 km në orë, transmetojnë mediat botërore.

Në konkurrencën e përgjithshme motori i Ferrarit ka mposhtur Porsche 911 me motor turbo-benzinë 3.0 litra, atë të BMW-së turbo-benzinë 1.5 litra me tre cilindra, si dhe motorin me pesë cilindra 2.5 litra të Audi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat