Audi RS7 e lë prapa në garë Ferrarin 458 Italia

Auto

Audi RS7 e lë prapa në garë Ferrarin 458 Italia

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 06:29
Audi RS7 dhe Ferrari 458 Italia

Në një aeroport të vogël në Gjermani, është zhvilluar gara mes një veture Audi që ka 562 kuajfuqi, si dhe një Ferrari me 40 njësi më pak.

Me gjithë këtë dallim, modeli RS7 e ka lënë prapa modelin 458 Italia që pritej të dilte e para.

Fakti që ky Audi shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3 sekonda, ndërsa rivali tij të njëjtën e kalon për 3.7 sekonda, ka qenë përparësi shumë e madhe për të.

Videoja e postuar më poshtë tregon garën mes super-veturave të cilat janë të shpejta dhe të fuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat