VW sërish shet veturat me dizel në SHBA

Auto

VW sërish shet veturat me dizel në SHBA

Më: 5 maj 2017 Në ora: 17:59
Volkswagen

Automjetet e Volkswagen-it me motor dizel nga muaji i kaluar janë serish në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë pas aferës dizel në shtatorin e vitit 2015.

Volkswagen ka bërë të ditur se në prill automjetet me motor dizel përbëjnë 12% (3.196 automobila) nga shitja e përgjithshme e këtij prodhuesi në SHBA.

Kompania gjermane më herët njoftoi se pavarësisht aferës, do të vazhdojë me shitjen e modeleve ekzistuese me motor dizel në SHBA, por në të ardhmen nuk planifikon të lansojë modele të reja me motor dizel në këtë shtet. Në vend të kësaj, do të fokusohet në zhvillimin e programit të vet elektrik të veturave, të cilat do të gjenden në shitje në vitin 2020.

VW në vitin 2015 tërhoqi nga shitja në SHBA të gjithë automobilat me motor dizel, pas skandalit të testit të rremë të emetimit të gazrave të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat