Audi hap librat për porositje të SUV-it të parë elektrik

Auto

Audi hap librat për porositje të SUV-it të parë elektrik

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:41
Audi

Modeli E-Tron Quattro së pari do t’iu ofrohet blerësve në Norvegji, njëri nga vendet që më së shumti preferon automobilat elektrikë.

Audi E-Tron Quattro, që do të fillojë së prodhuari në vitin 2018, bazohet në konceptin po me këtë emër të vitit 2015. Edhe pse prodhuesi ende s’e ka prezantuar versionin prodhues të këtij automjeti, që nga sot, 24 prill, blerësit e interesuar në Norvegji, do të mund të paguajnë depozitat për E-Tron Quattro, kështu që një vit më parë ta rezervojnë automobilin e vet.

Depozita është rreth 2.150 euro.

Detajet teknike të Audi E-Tron Quattro serik ende nuk janë publikuar zyrtarisht, por pritet që ky SUV elektrik t’i kalojë edhe deri në 500 km falë baterive me kapacitet 95 kWh.

E-Tron Quattro do t’i ketë tre motorë elektrikë me fuqi që kombinuar prej rreth 500 kuajfuqi.

Shpejtësinë në 100 km e arrin për 4,6 sekonda. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 210 km/h.

Lëvizja me katër rrota bëhet nga dy elektromotorë për rrotat e pasme ndërsa elektromotori i tretë për të parat.

Sa u përket dimensioneve E-Tron Quattro, do të jetë ndërmjet Audi Q5 dhe Q7. Koncepti është i gjatë 4,88 m, i gjerë 1,93 m dhe i lartë 1,54 m, ndërsa pritet që versioni serik i këtij automobili të jetë i kësaj madhësie.

Audi E-Tron Quattrodo të prodhohet në fabrikën e Brukselit, Belgjikë, ndërsa konkurrenti më i afërt i tij në treg do të jetë Tesla Model X.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat