Land Rover heqë nga prodhimi këtë model, për t’i lënë vendin Discovery SVX

Auto

Land Rover heqë nga prodhimi këtë model, për t’i lënë vendin Discovery SVX

Më: 29 mars 2017 Në ora: 00:51
Land Rover

Prodhuesi britanik Land Rover, ka bërë të ditur se do ta vë sërish në prodhim modelin Discovery, por kësaj radhe më të fuqishëm dhe ekstrem.

Në këtë formë, makina e lartë dhe e gjerë, do të ketë mundësi më të madhe të lëvizë nëpër terrene të vështira dhe të mos ndalojë në asnjë rrethanë të vështirë.

Kushtet klimatike, pritet të mos ndikojnë në Discovery SVX, pasi do të ketë izolim të mirë dhe shumë kuajfuqi, që të largohet nga çdo shteg.

Por, me këtë rast mësohet se modeli Wrangler Rubicon, do të hiqet nga prodhimi përkohësisht, për t’i lënë mundësinë e krijimit të makinave të reja.

Nuk bëhen të ditura detajet, se kur lansohet apo sa kushton, por thuhet se do të lëvizë në rrugë në fund të vitit të ardhshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat