Aston Martin Vantage do të ketë vetëm këtë ngjashmëri me DB11

Auto

Aston Martin Vantage do të ketë vetëm këtë ngjashmëri me DB11

Më: 28 mars 2017 Në ora: 00:14
Aston Martin

Prodhuesi britanik Aston Martin, ka bërë të ditur se do ta lansojë në fund të vitit që vjen, modelin e veçantë Vantage.

Kjo super-makinë, pritet të jetë unike dhe të dallojë krejtësisht nga paraardhësit, por e ka vetëm një detaj me të cilin ngjason me të tjerat

Drejtuesit e kompanisë, kanë thënë se modeli i ri do të trashëgojë vetëm dorëzat e dyerve nga DB11 dhe asgjë tjetër.

Struktura dhe sistemi i punimit të pjesës së jashtme, do të dallojë nga ato që janë parë te Aston Martin, apo të ndonjë prodhuesi tjetër.

Megjithatë, brendësia dhe mënyra e lëvizjes së Vantage, mund të ketë ndonjë ngjashmëri me makinat e mëparshme, por që nuk bëhet e ditur për publikun.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat